Sistemi i radiove është infrastruktura që përmirëson ose lehtëson komunikimin e qartë të zërit dhe të dhënave, midis individëve në distancë. Teknologjia që ne kemi investuar për këtë sistem është e parametrave të fundit, çka do i mundësojë efektivëve tanë komunikim në kohë rekord, duke eleminuar absolutisht çdo mundësi për të interferuar në frekuencë apo shkëputur komunikimin për arsye të valëve. Gjithashtu për kompanitë e mëdha, që ambjentet e tyre të punës i kanë të ndara në sipërfaqe të gjërë dhe që duan të përmirësojnë komunikimin ndërmjet tyre, mund të zgjedhin Elite Pol për tja ofruar këtë shërbim të integrimit të sistemit të radiove në aktivitetin e tyre.