Merrni një vlerësim falas të rrezikut të shtëpisë suaj nga eksperti ynë i sigurisë
Arsyet pse duhet të
na zgjidhni ne?
Karakteristikat tona më të mira
- Sistemi i Kontrollit të Aksesit
- Mbikëqyrje 24H
- Sistem Alarmi / Fikëse Zjarri
- CCTV
- Automatizim Rezidence
- Siguri Fizike
- Truprojë
- Evente Speciale
- Shoqërues VIP
Siguria në objektin tuaj.
Aty ku kujdesi bashkohet me teknologjinë!
Elite Pol projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të kontrollit të aksesit për të gjjitha nevojat tuaja: rezidenciale apo tregtare. Sistemet e kontrollit të aksesit bazohet në teknologji të ndryshme, me shkallë të ndryshme sigurie, nga kartat pa kontakt tek hyrja nëpërmjet telefonit e deri tek siguria kibernetike . Njohja e specifikave të secilës është thelbësore për administrimin e të dhënave personale dhe kredencialeve. Sigurimi i aksesit dhe gjurmueshmërisë së hyrjes në kompani dhe mjediset e rëndësishme të saj, është një domosdoshmëri për çdo biznes. Kjo rrit nivelin e sigurisë së punonjësve, informacionin konfidencial dhe asetet kritike të kompanisë. Sistemi i kontrollit të aksesit është i dedikuar për punonjësit dhe vizitorët e kompanisë, duke mbrojtur mjediset para se të hyjnë persona të paautorizuar dhe në të njëjtën kohë regjistrojnë të dhënat për hyrjen dhe daljen nga ambjentet e kompanisë.
Rrisni sigurinë tuaj.
Instaloni sistemin e monitorimit me video në kohë reale dhe mbroni pronën dhe biznesin tuaj.
Me monitorimin profesional 24/7, ju siguroheni se dikush është gjithmonë aty për t’iu përgjigjur, nëse ka një emergjencë sigurie, shëndetësore ose ndonjë emergjencë tjetër . Sistemi juaj i sigurisë së shtëpisë i pajisur me monitorim profesional, ju siguron ndihmë sa herë që ju nevojitet, pavarësisht se ku jeni. Një staf plotësisht i trajnuar dhe i certifikuar monitoron shtëpinë dhe biznesin tuaj për çdo rrezik. Kur ndodh një gjë e tillë, ne hyjnë në sistemin tuaj, shikojmë se çfarë po ndodh dhe dërgojmë ndihmë të menjëhershme . Vlera e monitorimit profesional 24/7 është të kesh gjithmonë dikë për të ndihmuar nëse ka një zjarr, një vjedhje apo një rrezik tjetër që kanoset.
Qëndroni të sigurt nga rreziqet e zjarrit
Teknologjia e alarmit të zjarrit do ta mbajë familjen tuaj të sigurt, pavarësisht se çfarë ndodh.
Sistemi i alarmit të zjarrit aktivizohet kur zbulohet tym ose zjarr . Alarmi mund të aktivizohet automatikisht nga detektorët, por mund të aktivizohet edhe manualisht duke komanduar alarmin e zjarrit nga dhoma e vëzhgimit pas zbulimit përmes kamerave të sigurisë ose raportimit në rrugën operative.
Mbroni shtëpinë tuaj nga kudo.
Monitoroni dhe regjistroni video nga distanca duke përdorur teknologjinë CCTV.
Kamera CCTV është një teknikë e re e transmetimit të materialeve audio-vizuale duke përdorur një lidhje interneti ose rrjete të tjera, duke përdorur protokollin CCTV. Kjo është një nga teknologjitë më të mira që ofron cilësi dhe mundësi shumë të mirë për të kontrolluar nga distanca regjistrimin e sistemit tuaj të kamerave të sigurisë.
Komandoni shtëpinë tuaj nga kudo.
Ju mund të komandoni pajisjet elektrike të banesës tuaj në distancë.
Automatizoni sistemet e shtëpisë si ndriçimi, dyert, alarmet e sigurisë, kamerat e vëzhgimit dhe pajisjet e tjera të lidhura. Kjo ju jep mundësinë të komanoni pajisje të ndryshme elektroshtëpiake nga distanca duke ju mundësuar procese të ndryshme si: rregullimi i temperaturës së banesës, ngrohja e ujit, rregullimi i ndriçimit etj.
Siguri maksimale kudo ku jeni.
Mbrojtje e objekteve, bizneseve apo rezidencave nga specialistët më të mirë.
Shërbimi i ofruar nga ne do i mundësojë rezidencës ose biznesit tuaj të jetë gjatë gjithë kohës i monitoruar nga roje fizike të specializuara. Prezenca e efektivëve tanë do rrisë mbarëvajtjen në aktivitetet tuaja dhe rrit sigurinë ndaj çdo rreziku të mundshëm.
Jini të sigurtë kudo.
Truproja do t'ju ofrojë siguri ju dhe familjes tuaj, çfarëdo që të ndodhë.
Një truproje siguron mbrojtje për një person ose një grup individësh që mund të jenë zyrtarë, njerëz të pasur ose njerëz të famshëm ,nga rreziqe të tilla: si sulmi, rrëmbimi, vjedhja apo forma të tjera kërcënimi. Nëse dëshironi të keni një truproje për ju ose familjen tuaj, që të jeni gjithmonë i pashqetësuar, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ne ofrojmë siguri në eventet tuaja speciale.
Sigurohuni që aktiviteti juaj të shkojë nomalisht edhe kur ka pjesëmarje të mëdha..
Rojet e sigurisë ofrojnë sigurinë dhe mbrojtjen e dikujt në rrezik, të rëndësishëm ose jo, gjatë një ngjarjeje, koncerti ose një mbrëmje festive. Bazur në llojin e klientelës që kërkon mbrojtje, ku mund të jetë një personazh i famshëm ose një figurë politike, roja i sigurisë së eventeve, duhet të sigurojë që ata të jenë të sigurt nga rrëmbimi, vrasja dhe ngacmimi gjatë një eventi dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimit.
Të rëndësishëm kudo.
Rrisni sigurinë tuaj në daljet publike.
Nëse keni një koncert apo aktivitet me pjesëmarrje të madhe dhe jeni një person publik, ose keni festën tuaj dhe dëshironi që ju dhe miqtë tuaj të shoqëroheni me automjete të blinduara, na kontaktoni . Truprojat tanë VIP janë në dispozicion 24/7 dhe kanë një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë, ku janë trajnuar për të evituar situatat shqetësuese dhe të dhunshme.
Kërkesat tuaja
Të interesuar për:
Sistemet e Sigurisë


Përdorimi i kamerave CCTV me rezolucion të lartë bën të mundur njohjen e fytyrave si edhe të sendeve të rëndësishme, targave te mjeteve etj. Gjithashtu këto kamera ofrojnë siguri për mbulimin e perimetrit të objektit me protokollet e reja të teknologjisë , të cilat dergojnë alarm në sallën operative në varësi të konfigurimeve.
Lexo më shumë
Është një sistem teknologjik që instalohet në objekte të cilat janë të mbyllura. Teknologjia përdor sensorë volumetrik të cilët instalohen në ambiente të brendshme. Në sistem krijohen përdorues të cilët kanë akses të personalizuar për hapjen ose mbylljen e sistemit. Gjithçka raportohet në kohë reale në sallën operative.
Lexo më shumë




Sistemi i alarmit të zjarrit aktivizohet kur zbulohet tym, zjarr ose monoksid karboni. Alarmi mund të aktivizohet automatikisht nga detektorët, por mund të aktivizohet edhe manualisht duke komanduar alarmin e zjarrit nga dhoma e vëzhgimit pas zbulimit përmes kamerave të sigurisë ose raportimit në rrugën operative.
Lexo më shumë
Një shtëpi inteligjente është një shtëpi që është e pajisur me teknologji për të kontrolluar dhe automatizuar nga distanca sistemet e shtëpisë si ndriçimi, dyert, alarmet e sigurisë, kamerat e vëzhgimit dhe pajisjet e tjera të lidhura.
Lexo më shumë

