Automatizimi i një porte hyrëse ose portat e automatizuara të sigurisë sa vjen e po bëhen praktikë më e zakonshme sot. Ato ofrojnë siguri që aksesojnë hyrjen në një zonë të sigurt. Kryesisht këto përdoren si hyrje në një ambient apo objekt, dhe kryesisht kontrollojnë aktivitetin e automjeteve pasi portat automatike veprojnë si portierë që kontrollojnë hyrjen në një zonë të sigurt. Gjithashtu ato ndihmojnë në kontrollin dhe menaxhimin e aktivitetit të automjeteve në ambiente të ndryshme. Për shembull, përdorimi i portave automatike në garazhet e parkimit ofrojnë hapësirë parkimi të veçantë për punonjësit dhe hapësirat publike të garazhit.